30 për qind e të burgosurve në Maqedoni janë të pafajshëm?

Maqedonia

30 për qind e të burgosurve në Maqedoni janë të pafajshëm?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:08

Aktivistja, Meri Nikollova ka shprehur shqetësimet për gjendjen e mjerueshme ku vuajnë dënimin të burgosurit në Maqedoni.
Sipas saj pas publikimit të fotografive dhe kushteve të vështira të burgjeve në Maqedoni patjetër duhet të ngritet zëri se si trajtohen në mënyr çnjerzorë këta të burgosur.

"Shikojm dhe dëgjojm se çka bën ky pushtet. Pas shumë plaçkitjesh kriminale dhe aferash korruptive, pushteti nuk ka kohë që t’i shikoj qytetarët e Maqedonisë të cilët mezi kalojnë muajin, mirëpo nuk duhet të harohen asesi të burgosurit.Ata janë qytetarë të këtij shteti. Gjendja nëpër burgjet është e ngjajshme si gjendja e policëve të cilët mbulohen me batanije të ish Armatës Jugosllave”, shprehet Nikollovska.

Ajo kritika adreson edhe ndaj Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti. Sipas saj 30 përqind në burgjet e Maqedonisë qëndrojnë persona të pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat