EVN mbështet aksionin "Ora e planetit Tokë"

Maqedonia

EVN mbështet aksionin "Ora e planetit Tokë"

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:07

EVN Maqedoni për së dyti herë organizon lexim nate si pjesë e mbështetjes së aksionit botëror “Ora e planetit tokë”. Qindra qytetarë, adhurues të literaturës, në atmosferë shoqërore nën drita elektronike me kafe në barin Trend në qendër të Shkupit iu bashkëngjitën këtij aksioni simbolik botëror.

Mysafirët e pranishëm u shoqëruan edhe nga autorët Verçe Karafilovska, Olivera Çorveziroska, Vlladimir Martinovski, Simona Jovanoska, Lira Bojku, Petar Andanovski, të cilët ishin pjesë e projektit të EVN Maqedoni “Krijo libër”.
Të shtunën, për të gjashtën herë në Maqedoni u organizua aksioni vullnetar botëror “Ora e planetit tokë” nën moton "Kyçu në aksionin - shkyçi dritat".
Qyteti i Shkupit iu bashkangjit në shkyçje të dritave 8.000 qyteteve ku morën pjesë 162 vende nga bota, si simbolikë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Përpos në Shkup, në aksion u solidarizuan edhe qyteti i Ohrit, Prilepit, Kavadarci, Resnjë, Strumicë dhe Manastir.
Fushata e sivjetme zhvillohet në 162 vende nga bota, të cilat në orën 20:30 sipas kohës lokale do t'i shkyçin dritat në mbi 8.000 qytete.
Këtij aksioni iu bashkëngjitën rruga "Maqedonia", Porta Maqedoni, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Muzeu i Holokaustit, Teatri Kombëtar i Maqedonisë,
Muzeu i Luftës së Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik, objekti i KRRE, ura "Sy" Ura e arteve dhe sheshi "Filipi i Dytë".
Miq të aksionit janë EVN, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe Agjencia për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat