SHGM propozon që Agjencia e Medieve të diskutojë për RTVM-në

Maqedonia

SHGM propozon që Agjencia e Medieve të diskutojë për RTVM-në

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:05

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë bën me dije se ka kërkuar nga Agjencia e Medieve Vizive trajtimin e çështjes së pavarësisë së RTVM-së.

SHGM tha se javën e kaluar ka depozituar përmes anëtarit të saj propozimin që të diskutohen zhvillimet rreth RTVM-së.
Propozimi do të votohet në mbledhjen e sotme në orën 14.
SHGM shpreson se propozimi do të pranohet nga anëtarët e tjerë dhe se Agjencia do të diskutojë për problemin e pavarësisë së servisit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat