PLD:Gruevski i lustron gazetarët kritik në Maqedoni

Maqedonia

PLD:Gruevski i lustron gazetarët kritik në Maqedoni

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:02

Partia Liberal-Demokrate është kundër procesit të lustrimit të gazetarëve kritik në Maqedoni.

Sipas kësaj partie me këtë regjimi i pushtetit të Nikolla Gruevskit dëshiron të hesht dhe diskrediton gazetarët profesional përmes Komisionit për Lustrim dhe me këtë dëshiron t’a fitoj betejën me kundërshtarët e vet politik.

“Gazetarët e lustruar duhet të jenë krenar me vendimet që i kanë marr nga komisionet partiake, pasi ajo paraqet dëshmi për përkushtimin ndaj profesionit gazetaresk me plotë integritetit dhe mendim kritik.

Ky regjim shtetëror don t’i paraqesë gazetarët si spiun dhe armiq në shtet, dhe me këtë vetëm e konfirmon rolin e atyre gazetarëve në shoqëri si luftëtar për liri dhe demokraci. Është e qartë si kristali se pas publikimit të aferave korruptive për Gruevskin dhe elitën e tij, ata me lustrimin e gazetarëve tentojn që të defokusojnë vëmendjen nga ndytësirat e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat