Banorët e Ohrit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Maqedonia

Banorët e Ohrit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:48

Ndryshimet e propozuara në planin për menaxhimin e parkut nacional Galiçica, ndryshimet në planet urbanistike të Ohrit si dhe vendimet individuale për urbanizëm paraqesin kërcënim serioz për ruajtjen e bio-diversitetit dhe vënë në pikëpyetje statusin e tyre si trashëgimisë botërore. Ky është reagimi i organizatave jo qeveritare dhe disa bashkësive lokale nga Ohri. Përmes një deklarate të firmosur, ato kërkojnë që institrucionet të heqin dorë nga ndryshimet e propozuara të planit, të cila rrezikojnë pasuritë e Ohrit.

“Ne jemi kundër urbanizimit të bregut të liqenit të Ohrit dhe kundër urbanizimit të moçalit të Studençishtës. Profesionistët e kanë studiuar prej 70 vitesh moçalin, thonë se ai mund të bëhet shumë shpejt si liqeni i Dojranit”, deklaroi Ilina Arsova, Shoqata ekologjike “Lagadin”

“Duke pasur parasysh se shumica e bashkësive lokale e kanë firmosur, kjo na jep shpresë se do të ketë vetëdije ekologjike dhe se do të realizohet ruajtja e trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore dhe se asgjë nuk do të ndërtojmë deri në atë shkallë që të na rrezikojë ato që po ruajmë”, theksoi Kliment Arnaudov – lëvizja SOS Ohër

Deklarata do të dorëzohet tek autoritetet lokale në Ohër, kryeministri Gruevski, ministri i ambientit Nurhan Izairi dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat