Gruevski kërkoi mbështetje në frenimin e Zaevit nga finalja e tij e “bombave”

Maqedonia

Gruevski kërkoi mbështetje në frenimin e Zaevit nga finalja e tij e “bombave”

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:20

Gruevski synon t’i prishë finalen Zoran Zaevit. Nga tubimi i VMRO-së në Shtip, Gruevski kërkoi mbështetjen e gjithë anëtarësisë së partisë, për të ndaluar skenarin e Zaevit, që sipas tij, synon në finale të sjellë destabilizim, përmes dëmtimit të marrëdhënieve ndër-etnike. Në këtë strategji, për të cilën nuk dha detaje për ndalimin e Zaevit, Gruevski përmendi se do të luftojë ashpër me gjithë kapacitetet e institucioneve, ndërsa shtoi se VMRO-ja qëndron e fortë në këtë qëllim, sepse pas saj, ka popullin.

Nikolla Gruevski, Kryeministër

Gruevski ritheksoi se materialet që zotëron Zaevi, janë të krijuara dhe të montuara, të siguruara sipas tij nga shërbimet e huaja.
Nikolla Gruevski, Kryeministër

Gruevski shtoi se qëllimi i LSDM-së është që të vijë në pushtet, pa gëzuar vullnetin dhe legjitimitetin në popull. Kreu i partisë në pushtet tha se nuk do ta lejojë këtë uzurpim të dhunshëm, ndërsa u shpreh se kjo përpjekje është e kot në frenimin e punës dhe sukseseve të VMRO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat