Bomba 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe

Maqedonia

Bomba 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe

Më: 29 mars 2015 Në ora: 19:28

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, publikoi bombën e 14-të me rradhë.

“Dëshirat megalomane të Gruevskit do të dalin në pah”, thotë Zaev.

Si ai ka vjedhur milionë euro nga paratë popullore duke ndërhyrë në procedurat tenderiale.

Dëgjohet biseda mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Vlatko Çingovskit të REK Manastir ku Gruevski flet me shifra dhe me iniciale për të bërë ndërhyrje në një tender.

Gruevski në bisedat e prezantuara sot flet me ministrin e transportit Mile Janakievski për ndërhyrje në tenderin e hekurudhës.

Ai flet me kode dhe emrat e firmave i emërton me shkronjën e parë nga vinë firmat. (G është për Greqinë sqaroi Zaev).

Në bisedën me Janakievskin, Gruevski kërkon qe fasadat e EVN dhe City Gallery të shndërrohen në barok përmes rrugëve jo-ligjore.

Gruevski insiston që Janakievski të aprovojë një “mendim” nga ministria e tij dhe për këtë nuk do të mbajnë përgjegjësi ligjore sepse “është mendim” dhe për këtë nuk përgjigjet ndaj autoriteteve.

Ai kërkon nga ministri që “t’ia punojnë” një të punësuare në komunën Qendër që nëse hapet procedurë ligjore të jetë ajo fajtore e jo Janakievski.

Në bisedë mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të financave Zoran Stavreski dëgjohet ku ky i fundit ankohet për presion nga Gruevski se e çon të nënshkruajë diçka të dyshimtë.

Gruevski urdhëron kush do ti merr tenderët për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip.

Gruevski i thotë Janakievskit që 5 përqind që i kërkojnë ti marrin nga tenderi me firmën kineze “është shumë dhe e teprojmë”.

Gruevski pranon që shumë kërkojnë dhe se ka frikë mos del ndonjë problem me dy tenderët e autostradave.

Gruevski planifikon me Janakievskin si të fitojnë edhe këtë tender me dredhitë e herës së kaluar.

“Pas kësaj që mirën vesh Gruevski me Janakievskin në mënyrë më të paligjshme për dy tenderët, ata iniciojnë ligjin i cili u miratua në Kuvend.” tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat