Gruevski në Shtip: Të vërtetën nuk mund ta sundojë vetëm një njeri

Maqedonia

Gruevski në Shtip: Të vërtetën nuk mund ta sundojë vetëm një njeri

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:47

VMRO-DPMNE për momentin është duke mbajtur një tubim të madh në sallën “Jordan Mijallkov” në Shtip, si pjesë e karvanit të mbledhjeve që partia po i organizon në tërë Maqedoninë. Takimi ka filluar nga ora 13:00, ndërsa në rrugë ka autobusë me targa të Kumanovës, Shkupit dhe të Ohrit.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tha se vërteta nuk është monopol i askujt.

“Është e treta javë me radhë që mbajmë takime të këtilla, ku në ndërkohë strukturat tona partiake dhe personalitete
të shquara po e kryqëzojnë Maqedoninë, shkojnë derë më derë, nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet, shkojnë me argumentet tona, me pozicionet tona, me idetë dhe vizionet tona, me veprat tona, me të vërtetën tonë, pasi që
e vërteta nuk është monopol i një tipi të mllefosur nga LSDM, por e vërteta janë idetë, principet, vlerat në të
cilat beson dhe për të cilat lufton “, tha ai në fjalimin e tij të sotëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat