BDI në Shkup, VMRO-DPMNE në Shtip

Maqedonia

BDI në Shkup, VMRO-DPMNE në Shtip

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:46

Partia në pushtet VMRO-DPMNe sot në Shtip do të mbajë tubimin e rradhës. Nga kjo parti kanë njoftuar se ky organizim do të fillojë në orën 13:00 duke theksuar se edhe kjo është pjesë e takimeve të shumta me qytetarë në gjithë Maqedoninë.

Fjalime do të mbajnë kryeministri Nikolla Gruevski, dhe zyrtarë të tjerë të lartë partiak. Mbledhime të tilla ditë më parë janë mbajtur edhe në Shkup dhe në Manastir.

Nga ana tjetër në Shkup, që në ora 10-të ka filluar pjesa e dytë e kongresit tematik të BDI-së.

Partia shqiptare në pushtet informoi se edhe sot do të kenë paraqitje të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombtarë, por edhe atyre vendorë që sot do të flasin mbi gjendjen ekonomike të shtetit.

Pjesa e fundit e kongresit tematik do të rezervohet për mbledhje brenda partiake me çka do të miratohet edhe rezoluta e kongresit tematik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat