Mancevski: Ne, do ta heqim Gruevskin nga skena politike

Maqedonia

Mancevski: Ne, do ta heqim Gruevskin nga skena politike

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:36

Sipas nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mancevski fillimisht duhet përfunduar procesi i publikimit të materialeve për t`u parë efektet e bisedave të përgjuara, pasi që tash gjenden në mes të procesit.

“ Efektet do të janë gjithëpërfshirëse, pasi që Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtor të tij jo vetëm që nuk do të mund të sundojnë me Maqedoninë, por ata më nuk do të mund të merren me politik. Por, me këtë rast do të hapen edhe disa procese tjera, dhe do të shohim se çka do të dal nga e gjithë kjo”, tha Mancevski, duke shtuar se janë të kënaqur nga efektet e bombave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat