Althauzer: Ne, i marrim parasysh publikimet e Zoran Zaevit

Maqedonia

Althauzer: Ne, i marrim parasysh publikimet e Zoran Zaevit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 10:01

Ambasadorja gjermane Kristine Althauzer në një intervistë për REL, theksoi se ambasada gjermane i merr parasysh publikimet e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Cili është komenti juaj rreth informacionit të opozitës se disa ambasador në vend janë përgjuar nga ana e qeveritarëve maqedonas?

“Ashtu edhe si kolegët e mi të cilët folën haptas për këtë çështje, ambasada gjermane i merr parasysh këto publikime të Zoran Zaev.

Ne nuk kemi informacione shtesë nëse anëtar të ambasadës gjermane janë përgjuar, por dua ta shfrytëzoj mundësinë dhe të them e të shpresoj se qeveritarët maqedonas do t`i respektojnë obligimet nga Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, e cila i obligon që ta ruajnë sigurinë e ambasadës, të personelit të saj, duke e përfshirë edhe privatësinë e komunikimeve të saj. Ky obligim vlen pa marr parasysh pyetjes Kush e ka porositur incizimin?”, theksoi ambasadorja gjermane Kristine Althauzer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat