Edhe sot janë mbajtur protesta para ndërtesës së RTVM-së

Maqedonia

Edhe sot janë mbajtur protesta para ndërtesës së RTVM-së

Më: 28 mars 2015 Në ora: 19:56

Stojançe Angellov i Dinjitetit dhjetëra qytetarë dhe gazetarë në pension të RTVM-së kërkuan nga drejtuesit e servisit publik, që të mundësojnë publikimin e ‘bombave’ të opozitës. Angellov madje kërkoi nga policët që të paraqesin çfarëdo qoftë ankesë nëse kanë njohuri për kriminalitet të funksionarëve, ndërsa ofroi miliona euro për prokurorin i cili do të urdhëronte arrestimin e kryeministrit Gruevski.

Stojanço Angellov i ‘Dinjiteti’-t dhe dhjetëra mbështetës nëpërmjet protestave para ndërtesës së RTVM-së kërkuan edhe një herë që servili publik të publikojë ‘bombat’ e opozitës, të cilat përmbajnë biseda të funksionarëve të lartë shtetëror, përfshirë edhe vet kryeministrin Gruevski.

‘Meqë dëgjuam se vetëm për dy autostrada kanë vjedhur 25 milion euro, atëherë i pyesim se sa kanë vjedhur nga projekti “Shkupi 2014”, nga gazsjellësi dhe të gjitha projektet tjera infrastrukturore’, deklaroi Stojanço Angellov, Kryetar i “Dinjitetit”

Para protestuesve folën edhe gazetarët të RTVM-së në pension. Atanas Kostovski tha se në vitet e 90-ta kur protestohej para RTVM-së , protestuesit ftoheshin brenda që të debatojnë dhe transmetoheshin pamjet e njëjta.

Angellov kërkoi nga policët që në rast se kanë informacion për përfshirje në kriminalitet të zyrtarëve shtetëror, të dorëzojnë ankesë pas së cilës do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa miliona euro ofroi për prokurorin i cili siç tha ai, do të urdhëronte arrestimin e kryeministrit Gruevski. Ditë më pari ai dorëzoi padi ndaj kryeredaktorit të RTVM-së Dime Ratajkoski për përzgjedhje të informacioneve dhe kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski për shpërdorim detyre. Organizatorët paralajmëruan protesta të reja para RTVM-së ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat