Shqiptarët të jenë pjesë e dialogut për zgjidhjen e krizës politike

Maqedonia

Shqiptarët të jenë pjesë e dialogut për zgjidhjen e krizës politike

Më: 28 mars 2015 Në ora: 17:27

Ndërkombëtarët insistojnë që edhe shqiptarët, konkretisht BDI-ja të jetë pjesë e dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend. Këto komente diplomatët i bënë në kongresin tematik të BDI-së që po mbahet në Shkup. Ish ambasadori i BE-së në vend Fuere tha se askush nuk beson se përgjimet janë kryer nga shërbimet e huaja, ndërsa shtoi se BDI-ja nuk e ka vendin në këtë Qeverisje. Kreu i BDI-së Ahmeti ndërkohë edhe një herë kërkoi që të publikohet gjithçka që ka të bëjë personalisht me të dhe me partinë që drejton.

Përfshirja e shqiptarëve në dialogun për zgjidhjen e krizës politike, pas çka do të hapeshin edhe mundësitë për debllokimin e procesit integrues të vendit. Ky ka qenë një nga mesazhet më të drejtëpëdrejta që u përcollën nga diplomatët ndërkombëtarë të cilët morën pjesë në kongresin tematik të BDI-së që sot dhe nesër mbahet në Shkup. Kreu i integristëve Ali Ahmeti foli për nevojën e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të faktorit ndërkombëtarë ndërsa përsëriti thirjen që në bombat e opozitës të publikohet gjithçka që ka të bëjë me të personalisht dhe BDI-në.

‘Gjithashtu kërkova që asgjë të mos mbetet nigmatike dhe të shuhet kurreshtja e opinionit. Andaj po e përsëris edhe këtu sot pra jush, çdo gjë që ekziston për BDI le të del në shesh, bile çdo bisedë e imja qoftë për punë pol;itike, qoftë për punë private le të publikohet. Unë miqtë e mi nuk bëj politikë me standard të dyfishta, unë nuk mendoj natën se çfarë sheri të bëj ditën, unë si mendoj ashtu edhe flas, si flas ashtu edhe veproj. Si kam folur në Shipkovicë kam folur edhe në Reçicë, si kam folur në Reçicë kam folur edhe në Shkup, por edhe në Ëashington edhe në Bruksel, kështu kam folur’, tha Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së

Lehtësuesi ndërkombëtar për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Fejd, ishte i prerë se shqiptarët duhet të jenë pjesë e dialogut politik.

‘Nga këndvështrimi ndërkombëtarë ka një gatishmëri për të ndihmuar në lehtësimin për një dialog politik gjithëpërfshirës, me të gjithë aktorët dhe kur them gjithëpërfshirës, do të thotë se partia juaj, komuniteti etnik shqiptar duhet të jetë pjesë duhet të jetë pjesë e çfarëdo lloj rezultati që do të del nga ky dialog, çfarëdo paketi që do të arrihet duhet të ketë pajtimin dhe firmën e partisë suaj dhe komunitetit etnik shqiptar’, deklaroi Piter Fejd.

Ish ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, tha se askush në BE nuk beson që përgjimet të jenë kryer nga shërbimet e huaja. Ai tha madje se zërat në audio materialet e publikuara nga opozita janë të qarta dhe sipas tij paraqesin shqetësime të mëdha për punën e Qeverisë. Fuere madje ishte i drejtpërdrejtë kur tha se BDI nuk ka më vend në një Qeveri të këtillë.

‘Shihet qartë se kjo qeveri e ka humbur të gjithë kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj. E ka larguar vendin larg e më larg objektivitetit për në BE. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, se sa më gjatë BDI qëndron në këtë përbërje politike, aq më shumë do të mbulohet nga pluhuri i pandershmërive dhe abuzimin e pushtetit. BDI duhet pyes veten, çfarë do të përfitonte nga qëndrimi në të njëjtën strukturë politike, nëse parimet për të cilat është krijuar pikërisht partia, nuk ekzistojnë më’, deklaroi Ervan Fuere.

‘Maqedonisë i duhet një Kuvend në të cilin të gjitha forcat politike në vend do të ishin pjesë e tij. I duhet qeveri e cila synon saktësi dhe vendosmëri. I duhet president i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët’, tha Daniell Server.

Ish ambasadori grek në ShBA, Alexandros Mallias, tha se vendi i tij dëshiron ti ndihmojë Maqedonisë në procesin integrues, ndërsa akuzoi Qeverinë se ka bërë provokime të rënda me disa veprime të saj.

‘Greqia është gati që të ulet dhe bisedojë me vendin tuaj, për çështjen emrit gjithmonë në bazë të kornizave që i lartë përmenda. Në këtë fazë ju takon lidershipit tuaj, që të bëj edhe një milje shtesë ashtu sikur se neve e bëmë të njëjtën në 8 vitet e fundit’, deklaroi Alexandros Mallias

Këto komente u bënë në panelin e parë të kongresit tematik që ishte dedikuar procesit integrues dhe marëdhënieve me fqinjët. Me propozim të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ish diplomati, Nikollas Bigman u shpall anëtar nderi i BDI-së. Në kongres morën pjesë përfaqësues të PS-së dhe PD-së së Shqipërisë, si dhe të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat