Izairi në konferencë për ndryshime klimatike në Turqi

Maqedonia

Izairi në konferencë për ndryshime klimatike në Turqi

Më: 27 mars 2015 Në ora: 23:46

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi sot do të qëndrojë në Safranbolu, Turqi, ku do të marrë pjesë në Konferencën për ndryshime klimatike të Organizatës për bashkëpunim ekonomik - EKO (Economik Coorporation Organization).

Ashtu siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izairi do të mbajë fjalim në pjesën e dedikuar për përfaqësues të lartë të vendeve anëtarë të EKO Sekretariatit, të shteteve ballkanike dhe të përfaqësuesve të organizatave internacionale.

Ministri Izairi do t'i prezantojë aksionet e deritanishme dhe të ardhshme të Maqedonisë për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqit dhe ballafaqimin me ndryshimet klimatike në vigjilje të Samitit klimatik në Paris 2015 (COP21).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat