Kanosjet e Gruevskit për destabilizim, tentim për frikësimin e opinionit

Maqedonia

Kanosjet e Gruevskit për destabilizim, tentim për frikësimin e opinionit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 23:42

Ekspertja për marrëdhëniet ndëretnike Mirjana Malevska thekson se diktatorët nuk zgjedhin metoda kur duhet të shpëtojnë veten e tyre. Duke komentuar deklaratën e fundit të Gruevskit në kuvend, se Zaevi me “bombat” e tij mund të nxisë raportet ndëretnike, Malevska theksoi se opozita duhet të publikojë gjithçka që dëshmon veprimet e jashtëligjshme të zyrtarëve, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike në vend, për t’i hapur rrugën një fillimi të ri.

“Nga njëra anë, përpara publikut prezantohen si punëtorë të mëdhenj, njerëz me moral të lartë që kujdesen për popullin, por nga ana tjetër kjo që e dëgjojmë, dhe unë aspak nuk dyshoj se është e vërtetë, dëshmon korrupsionin në shoqëri që buron dhe rrezaton nga krerët. Mendoj se këto janë përpjekje që ai ta frikësoj opinion rreth inicimeve që mund të prishin marrëdhëniet ndëretnike. Gjithmonë ndonjë diktator kur ia mësyn një qëllimi, nëse duhet të shpëtojë veten është i gatshëm të nxitë edhe kaos në shtet”, deklaroi Mirjana Malevska, eksperte për marrëdhëniet ndëretnike.

Edhe Agim Jonuz vlerëson se Gruevski, me deklaratën e tij, synon gjithashtu të amortizojë disi, efektet e materialeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike. Madje, sipas Jonuz, destabilizimi i vendit mund të reflektohej edhe në vendet e rajonit.

“Problemi i Maqedonisë së destabilizuar, me automatizëm do të nxiste zhvillime edhe në rajon, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Bullgari, Greqi.. nuk mendoj se këto shtete në këtë moment janë të gatshme të pranojnë çfarëdo loje në të cilën fqinji i tyre do të destabilizohej, në një shkallë që do t’i rrezikonte edhe ata. Prandaj shpresoj se në fund do të mbizotërojë arsyeja, do të arrihet zgjidhje politike dhe se në këtë masë ekzistojnë njerëz të mençur”, tha Agim Jonuz, analist.

Kryeministri Gruevski një ditë më parë në kuvend, alarmoi se gjendja e sigurisë është vënë në rrezik dhe se ajo mund të tensionet pas publikimit të bombave që prekin marrëdhëniet ndëretnike. Sipas tij, Zaev vazhdon të luajë rolin e një vegle në dorë të shërbimeve të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat