VMRO-LSDM fillojnë bisedimet të hënën

Maqedonia

VMRO-LSDM fillojnë bisedimet të hënën

Më: 27 mars 2015 Në ora: 23:39

Treshja e euro-parlamentarëve që do të lehtësojë dialogun politik mes VMRO-së dhe LSDM-së, konfirmoi fillim zyrtar të bisedimeve ditën e hënën. Euro-parlamentarët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgll, theksojnë se do të lehtësojnë dialogun mes përfaqësuesve të partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, të hënën, në godinën e Parlamentin Evropian.

Treshja e euro-parlamentarëve që do të lehtësojë dialogun politik mes VMRO-së dhe LSDM-së, konfirmoi fillim zyrtar të bisedimeve ditën e hënën. Në një komunikatë të përbashkët për mediat, euro-parlamentarët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgll, theksojnë se do të lehtësojnë dialogun mes përfaqësuesve të partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, të hënën, në godinën e Parlamentin Evropian.

Takimi, do të mbahet me dyer të mbyllura. Ndërkohë në tryezën e bisedimeve LSDM-ja do të përfaqësohet nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, ndërsa VMRO DPMNE-ja, nga ministri i Jashtëm Nikolla Popovski. Nëse bisedimet e të hënës nuk rezultojnë me epilog pozitiv, atëherë Brukseli do të organizojë raund të dytë bisedimesh. Nga ana tjetër lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radio-televizionin e Sllovenisë, ka thënë se rrugëdalja e vetme nga kjo krizë është largimi i Gruevskit dhe formimi i Qeverisë kalimtare.

“Është e qartë dalja nga kjo situatë, që duhet patjetër të ndodh. Duhet të ikë ky pushtet. Duhet të ndodhin zgjedhje. Dikush duhet ta përgatitë Maqedoninë, ndonjë faktor kredibil, ata janë ekspertët, në formën e Qeverisë kalimtare. Ta përgatisin vendin për zgjedhje. Qytetarët janë ata që përmes vullnetit të shprehur lirshëm do të japin mandatin për normalizimin e vendit dhe vazhdimin e hapave drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat