Delegacion i lartë nga Turqia vizitoi Komunën e Kërçovës

Maqedonia

Delegacion i lartë nga Turqia vizitoi Komunën e Kërçovës

Më: 27 mars 2015 Në ora: 18:44

Pas takimit me Kryetarin e komunës Fatmir Dehari, delegacioni turk vizitoi shkollën fillore të qytetit

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe Kryetari i Këshillit Qami Aliu mirëpritën delegacion e ardhur nga Republika e Turqisë në përbërje nga ministrja e mëhershëm e arsimit të Turqisë dhe deputetja aktuale në parlamentin turk, Nimet Bash, zv. kryetarja e shoqatës "Ardhmëria e arsimit", Sinem Vatanartëran, poashtu dhe po nga e njejta shoqatë Ynal Akjyz, kryetari i departamentit të agjensionit TIKA në Ballkan dhe Evropën Lindore Mahmut Çevik,përfaqësuesë nga agjensioni TIKA - programi në Shkup, si dhe zv. koordinatorja znj. Kybra Tyrk.
Në takimin e sotëm të dyja palët diskutuan për procesin edukativo-arsimor në Kërçovë, si dhe për reformat dhe infrastrukturën shkollore në vendin tonë. Takimi i sotëm ishte përmabjtësor dhe i frytshëm, për arsye se përveç tjerash u bisedua për projektet e përbashkëta zhvillimore lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e arsimit fillor dhe atij parashkollor.
Pas takimit në Kabinetin e kryetarit, mysafirët të shoqëruar nga ana e kryetarit të komunës, vizituan shkollën fillore të qytetit të pritur nga drejtori Lulzim Mehmedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat