BDI nesër mban Kongresin tematik

Maqedonia

BDI nesër mban Kongresin tematik

Më: 27 mars 2015 Në ora: 18:00

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër dhe pasnesër në Shkup do të mbajë kongres tematik, në të cilin në katër sesione mes tjerash do të debatohet për eurointegrimet, për Marrëveshjen e Ohrit dhe për zhvillimin ekonomik.

Siç paralajmëroi nënkryetari i BDI-së, Abdilaqim Ademi në pajtueshmëri me statutin e partisë dhe interesat e delegatëve, pritet që deri në fund të kongresit të miratohet edhe rezolutë në të cilën do të përfshihet edhe orientimi i mëtejshëm politik gjegjësisht përcaktimet e BDI-së për në të ardhmen.

Në këto debate tematike, sipas Artan Grubit shef i kabinetit të kryetari të BDI-së, pritet të marrin pjesë edhe Daniel Server, Ervan Fuere, Aleksandar Malas dhe politikanë dhe ekspertë të tjerë të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat