MSh ngriti Komision për rastet e kontratave të ndërprera shkaku i shtatzënisë

Maqedonia

MSh ngriti Komision për rastet e kontratave të ndërprera shkaku i shtatzënisë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:42

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një Komision profesional për të shqyrtuar rastet e personave kontratat e të cilëve janë ndërprerë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe / ose lehonisë. Komisioni, sipas ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, do të zgjidh çështjen e një numri shumë të madh të njerëzve të cilët do të punësohen për një kohë të pacaktuar.

Sipas tij, me se ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie pune përfshihen edhe personat të cilët kanë pasur ndërprerje të kontratës për shkak të shtatzënisë , lindjes dhe / ose lehonisë.

“ Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të formojë një Komision profesional që i përcakton kushtet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes së angazhimit. Personat duhet të paraqesin dokumentacionin e tërësishëm mjekësor për shtatzëni, lindjes dhe / ose lehoni, me kërkesë me shkrim për dhënien e një certifikate për plotësimin e kushteve dhe për kohëzgjatjen e ndërprerjes për shkak të shtatzënisë dhe / ose të lindjes, në pajtim me Ligjin për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës.” tha sot Todorov.

Kërkesa për dhënien e vërtetimit, sqaroi si, mund të dorëzohet si kërkesë me shkrim ose si formular i plotësuar, i cili është në dispozicion në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë do të shpallë thirrje publike në gazetat ditore, me të cilën do t’u bëjmë thirrje këtyre personave ta parashtrojnë dokumentacionin e nevojshëm deri te Komisioni profesional (me postë ose në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë). Shpalljen do ta publikojmë nesër dhe do të vendoset në ueb faqen e Ministrisë. Afati për parashtrimin e dokumentacionit deri te komisioni profesional është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes”, tha Todorov.

Sipas tij, në bazë të konfirmimit nga Komisioni profesional, punëdhënësi do të caktojë nëse personi i plotëson kushtet për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës. Ai theksoi se veçmë janë dhënë pëlqime për transformime në marrëdhënie të rregullt të punës në 30 institucione shëndetësore publike, dhe veçmë mbi 150 persona të cilët janë të angazhuar në këto institucione, filluan t’i nënshkruajnë marrëveshjet për punësim në kohë të pacaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat