PDSH është vetëm Thaçi? Fshihen emrat e Kryesisë Qendrore nga uebfaqja e partisë

Maqedonia

PDSH është vetëm Thaçi? Fshihen emrat e Kryesisë Qendrore nga uebfaqja e partisë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:01

Partia Demokratike Shqiptare mban “të fshehur” anëtarët e Kryesisë Qendrore të partisë, ose në rastin më të keq, i ka fshirë ata nga uebfaqja e partisë..

Në uebfaqen e PDSH-së, në rubrikën “Struktura e Partisë” nuk figurojnë emrat e anëtarëve të Kryesisë së re Qendrore, zgjedhur në tetor të vitit të kaluar.

Si pasojë, opinioni nuk është në dijeni të personave që përbëjnë Kryesinë e partisë, e cila merr vendime dhe krijon politikat e PDSH-së nën drejtimin e Thaçit.

Rubrika përmban vetëm të dhënat e kreut të partisë, Menduh Thaçit, por jo dhe të anëtarëve të Kryesisë Qendrore, të Kuvendit Qendror, të Forumit të Gruas, të Forumit Rinor dhe madje as të Grupit Parlamentar.

Pse kjo mbyllje e PDSH-së ndaj publikut për emrat e strukturave qendrore të partisë?

Në uebfaqen e PDSH-së, të vetmit që kanë gjetur “vend”, përveç Thaçit, janë nënkryetarët e partisë.

Emrat e tyre figurojnë, por për ta nuk ka asnjë të dhënë biografike, kush janë, ç’profil arsimor dhe profesional kanë dhe të tjera të dhëna me interes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat