Vrasësit e vajzës 3 vjeçare dënohen me nga 20 vjet burg

Maqedonia

Vrasësit e vajzës 3 vjeçare dënohen me nga 20 vjet burg

Më: 27 mars 2015 Në ora: 11:43

Maqedonia tronditet nga rrahja deri në vdekje e vajzës 3 vjeçare Mevlana nga prindërit, Xhemail Brahimi dhe Jasmin Mahmut që ndodhi para disa muajsh.

Në seancën e sotme gjyqësore  u është shqiptuar nga një 20 vjet burg për Xhemail Braimin dhe bashkëshorten e tij Jasmina Mahmud për vrasjen e vajzës trevjeçare Mevlana.  Aktvendimin e shqiptoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sipas dëshmive Xhemail Brahimi me shufër hekuri e ka goditur disa herë vajzën e vet dhe së bashku me bashkëshorten e kanë fshehur disa ditë krimin e bërë.

Më pas rastin e vdekjes së Mevlanës e kanë dashur t’a paraqesin si aksident se kinse ka vdekur për shkak të rrëshqitjes nga shkallët e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat