Spahiu: Faktori shqiptar e përjashtoi veten nga proceset politike

Maqedonia

Spahiu: Faktori shqiptar e përjashtoi veten nga proceset politike

Më: 27 mars 2015 Në ora: 11:22

Njohësi i çështjeve politike në Ballkan, Nexhmedin Spahiu për agjencinë e lajmeve INA ka thënë se partitë politike shqiptare janë vetë fajtore që kanë mbetur jashtë negociatave për zgjidhjen e krizës, sepse me qasjen e tyre në politikëbërje e kanë përjashtuar vetveten nga ky proces.

“Partitë shqiptare e kanë përjashtuar vetveten nga ky proces. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Shqiptarët më nuk janë faktorë për zgjidhjen e krizës sepse e kanë përjashtuar vetveten nga proceset politike në Maqedoni, dhe janë treguar tepër shkurtpamës. Duke ia lëpirë këmbët partisë më të fortë maqedone, ato e kanë fshirë veten nga politikbërja në Maqedoni”, deklaroi për INA, analisti Nexhmedin Spahiu.

Ai më tej vlerëson se partitë kryesore shqiptare në Maqedoni nuk kanë bërë lojëra politike për interesa të komunitetit shqiptar, por thjesht i janë vardisur partisë më të fuqishme maqedone.

“Me sjelljen e tyre ato kanë treguar se nuk ka arsye reale për t'u përfshirë në bisedime pasi ato i përfaqëson VMRO”, deklaroi analisti Spahiu.

LSDM dhe VMRO-DPMNE në Bruksel me lehtësues nga Parlamenti Europian do të ulen në tryezë pë dalje nga kriza politike e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat