Bie interesimi për shkollat e mesme, Maqedonia vend i filloristave

Maqedonia

Bie interesimi për shkollat e mesme, Maqedonia vend i filloristave

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:30

Në Maqedoni nxënësit më së shumti e mbarojnë shkollën fillore dhe ka rënë interesimi për të vazhduar shkollën e mesme. Kështu flasin të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë.

Në fillim të vitit shkollor 2014/2015, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore ka qenë 192.165 që paraqet rritje për 0.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar shkollor, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë.

Numri i nxënësve në shkollat e rregullta të mësme, në fillim të vitit shkollor 2014/2015, ka qenë 83.522 që është ulje për 3.4 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat