Mjegulla, zvogëlohet dukshmëria në trafik

Maqedonia

Mjegulla, zvogëlohet dukshmëria në trafik

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:21

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri 100 metra ka në vendkalimet malore Strazhë, Bukovë dhe Pletvar, ndërsa në vendkalimin malor Gjavatë dukshmëria është deri 50 metra, kumtoi LAMM.

Në drejtimin rrugor R2232 Koçan - Zlletovë, afër fshatit Kiselicë, komunikacioni po zhvillohet me shpejtësi të kufizuar prej 30km/orë për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 50 metrave.

Në komunën Kriva Pallankë është i pakalueshëm drejtimi rrugor fshati Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrave.

Në rruglën rajonale Kumanovë - Kratovë, tek dalja në fshatin Zheleznicë ka dëmtim të asfaltit në gjatësi prej 10 metrave dhe janë vendosur shenjat për parlajmërim.

Në drejtimin rrugor R1205 krupishtë - Probishtip afër fshatit Neokazi komunikacioni po zhvillohet me shpejtësi të kufizuar prej 20km në orë, për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 20 metrave.

Në drejtimin rrugor Llakavicë - Negotinë në kilometrin e 7-të mbi fshatin leskovicë ka dëmtim të rrugës në gjatësi prej 200 metrave, ku është kryer sanimi.

Në vendet ku komunikacioni po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar, është vendosur sinjalizimi adekut rruor.

Komunikacioni në drejtimet rrugore Koçan - Zërnovc dhe Trabotivishtë - Razllovc është ndërprerë për shkak të dobësimit të urave të lumit Bregallnicë.

Është ndaluar komunikacioni për automjete të rënda ngarkuese mbi 7,5 tonë dhe autobusë në drejtimin rrugor R2136 Rzhaniçinë - konjare e Ulët për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës së lumit Pçinja.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat