Mexhiti priti një delegacion nga Turqia

Maqedonia

Mexhiti priti një delegacion nga Turqia

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:40

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe nënkryetari Sylejman Baki, sot kanë mirëpritur një delegacion të ardhur nga Republika e Turqisë. Pjesë e këtij delegacioni ishte ish-ministrja e Arsimit të Turqisë dhe deputetje aktuale në Parlamentin turk, Nimet Bash, zëvendëskryetarja e shoqatës “Ardhmëria e arsimit”, Sinem Vatanartëran, poashtu dhe po nga e njëjta shoqatë Ynal Akjyz, kryetari i departamentit të agjensionit TIKA në Ballkan dhe Evropën Lindore Mahmut Çevik, koordinatori i agjensionit TIKA – programi në Shkup Teoman Tirjaki si dhe zëvendës koordinatorja Kybra Tyrk.

Në këtë takim të frytshëm dhe miqësor u diskutua për reformat e procesit dhe kuadrit arsimor nëpër shkolla dhe kopshte, me theks të veçantë në Komunën e Çairit.

Mexhiti i njoftoi mysafirët mbi prioritetet e komunës për zhvillimin e arsimit. Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për projekte të përbashkëta lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Mysafirët nga Republika e Turqisë treguan interes për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit, me ç’rast vizituan edhe kopshtin për fëmijë “Fidani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat