Opozita: Gruevski mori ryshfet nga Kina 20 milionë euro

Maqedonia

Opozita: Gruevski mori ryshfet nga Kina 20 milionë euro

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:01

reu i opozitës maqedonase (SDSM), Zoran Zaev akuzoi sot kryeministrin konservator, Nikolla Gruevski për marrjen e 20 milionë eurove ryshfet për dhënien pa tender kompanive kineze ndërtimin e dy segmenteve të autostradës.

“Bëhet fjalë për një prej skandaleve më të mëdha lidhur me korrupsionin, jo vetëm në vendin tonë, por në rajon”, theksoi Zaev në një konferencë shtypi.

Sipas tij, Kryeministri ka marrë këtë shumë për t’ia besuar pa tender ndërmarrjeve kineze ndërtimin e dy segmenteve të autostradës Kërçovë – Ohër, në perëndim, dhe Milladinovci – Shtip, në lindje të vendit, njofton ATSH.

“Shuma e këtyre punimeve është vlerësuar në 570 milionë euro”, theksoi Zaev.

Megjithatë, përfundimi i kontratës u miratua në tetor 2013 nga Parlamenti, ashtu siç e parashikon ligji, kur nuk zhvillohet tender.

Që prej fillimit të vitit, pushteti dhe opozita kanë bërë akuza të ndërsjella shumë të rënda duke e zhytur vendin në një krizë të thellë politike, që sipas Zaev nuk mund të kapërcehet pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Sipas mediumeve maqedonase, përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës do të takohen të hënën në Bruksel, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, me qëllim për të dalë nga kjo krizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat