17 prokurorë kanë në duar lëndët e aferës së përgjimeve

Maqedonia

17 prokurorë kanë në duar lëndët e aferës së përgjimeve

Më: 26 mars 2015 Në ora: 22:19

Nga Prokuroria themelore publike njoftuan sot se lëndët për bisedat e përgjuara dhe paditë penale të ngritura nga LSDM-ja, u janë shpërndarë 17 prokurorëve.

“Të gjitha lëndët janë shpërndarë për t’u punuar. Për një pjesë të tyre deri tani janë ndërmarrë veprime të caktuara, ndërsa në rrjedhë janë edhe aktivitete tjera në pajtim me Ligjin për procedurë penale, Kodin penal dhe rregullave të brendshme për punën e prokurorisë publike.Kujtojmë se ashtu sikur ndaj të gjitha padive tjera penale dhe ngjarjeve, pavarësisht asaj se kush është paditës e kush i paditur, prokurorët publik kompetent veprojnë njëjtë edhe në lëndët e përmendura.” njoftojnë nga Prokuroria themelore publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat