Zaev: Përkrahja e shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike po rritet

Maqedonia

Zaev: Përkrahja e shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike po rritet

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:05

Në pyetjen e gazetarëve sot gjatë zbardhjes së “bombës së 14″ drejtuar deri te lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, se përse vazhdon ende të mos publikojë “bomba” që kanë të bëjnë me partitë shqiptare, Zaev ka ripërsëritur qëndrimin se gjithçka do të publikohet në kohën e vet dhe sipas asaj që ato e kanë të programuar. I pyetur se ndoshta pritshmëritë e popullatës shqiptare po zbehen duke parë se tani më 14 bomba me radhë dhe ende po kursehen partitë dhe politikanët shqiptarë, Zaev është përgjigjur se është e kundërta ngase përkrahja nga shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike po vazhdon dita ditës të ritet.

“Kjo është ajo që dëshirojmë të arrijmë. Të jemi bashkë për të zbardh të vërtetën për Maqedoninë.

E tërë të vërtetën do ta publikojmë pa dallim se cilat nga grupet etnike, politike, është e interesuar për cilën pjesë të fakteve që posedojmë janë të interesuar. Por e përsëri gjithçka në kohën e vet, sipas projeksioneve tone”, ka deklaruar Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat