Memeti: Përfaqësimi i shqiptareve vazhdon të jetë diskriminues

Maqedonia

Memeti: Përfaqësimi i shqiptareve vazhdon të jetë diskriminues

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:44

Raporti vjetor i Avokatit të popullit për vitin 2014 shpalos të dhëna diskriminuese për shqiptarët në sferën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Institucionet në të cilat shqiptarët janë të diskriminuar në përfaqësim janë: Sekretariati i Përgjithshëm, Akademia e Arteve dhe Shkencës, Kabineti i Presidentit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Banka Popullore dhe Gjykata Supreme.

Për dallim nga viti 2013 ku shqiptarët ishin të përfaqësuar 18.1%, në vitin 2014 kanë qenë 19.5%. Këtë progres të përfaqësimit, Avokati i Popullit e quan jo kualitativ.

“Nga analiza e të dhënave, si Avokati i Popullit konstatoi se është shënuar progres i lehtë kuantitativ, përkatësisht progres iluzor dhe jo kualitativ dhe real, në zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por njëherësh konstatoi edhe ekzistimin e një numri të madh të institucioneve të cilat nuk e kanë arritur nivelin e domosdoshëm të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, konstatojnë nga Avokati i Popullit për përfaqësimin adekuat.

Duke krahasuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nga viti 2007 deri më vitin 2014, përfaqësimi nga ndryshuar vetëm për 8.7%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat