Zaev: Gruevski ka intervenuar për tenderë (Video)

Maqedonia

Zaev: Gruevski ka intervenuar për tenderë (Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:13

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka vazhduar publikimin e bisedave telefonike të përfaqësuesve të pushtetit. Në kuadër të bombës së 14-të, janë publikuar bisedat mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të Elem Maqedoni, ku kryeministri intervenon që një tender për nxjerrjen e qymyrit ta fitojë pronari i televizionit Sitell, Lubisav Ivanov.

Zaev ka publikuar biseda telefonike mes Gruevskit dhe Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, duke biseduar rreth tenderit për një hekurudhë. Gruevski flet me shifra dhe përmend vetëm shkronjat e para të shteteve të Gjermanisë, Çekisë dhe Greqisë, prej ku vijnë kompanitë konkurruese.


Në bisedat e tjera mes Gruevskit dhe Janakievskit të publikuara nga LSDM-ja, sipas Zaevit kryeministri i bën presion Janakievskit që të firmos mendim për ndryshimin e fasadave të EVN-së dhe City Galerisë, për ti bërë ato në stilin barok. Gruevski e bind ministrin e transportit se përgjegjësinë eventuale për shkeljen e ligjit nuk do ta bartë ai, por administratorja e komunës Qendër.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi telefonata të tjera që sipas tij zbardhin skandalin më të madh korruptiv në vend dhe rajon. Gruevski dhe Janakievski, sipas Zaevit, kanë bërë marrëveshje me firmë kineze pa tender, për ndërtimin e dy autostradave. Nga firma kineze kanë kërkuar edhe provizion prej 5%, që sipas Zaevit i bie rreth 25 milion euro në para.

I pyetur për pronën e kushërirëve të tij në Greqi, Zaev tha se nuk ka ndërmend të komentojë pronat e kushërirëve, por vetëm të familjes së tij. Megjithatë ai theksoi se një pjesë e madhe e patriotëve të VMRO DPMNE-së posedojnë prona në Greqi.

Në vazhdim bisedat e plota...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat