Kriza në Maqedoni mobilizon faktorin ndërkombëtarë

Maqedonia

Kriza në Maqedoni mobilizon faktorin ndërkombëtarë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:45

Pavarësisht se pushteti nuk e shikon dramatike krizën politike, faktori ndërkombëtar është mobilizuar tashmë për të ndihmuar gjetjen e një zgjidhjeje. BE-ja dhe SHBA-ja janë në kontakte të vazhdueshme për të gjetur forma kontribuimi në zgjidhjen e krizës madje në njoftimin e ambasadës amerikane për herë të parë nënvizohej ndihma ndaj qytetarëve të vendit.

“Ne jemi në kontakte të ngushta dhe të vazhdueshme me Misionin e Bashkimit Evropian në Shkup dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë se si të luajmë një rol konstruktiv që t’i ndihmojmë qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë t’i adresojnë sfidat aktuale të Maqedonisë”, theksojnë për Alsat nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Edhe zëdhënësja e komisionarit për fqinjësi dhe zgjerim, Maja Kocijancic në një deklaratë për Alsat theksoi se Komisioneri Han është angazhuar në gjetjen e metodave që do të nxjerrin vendin nga kriza.

“Komisioneri Hahn dhe shërbimet e tij po shqyrtojnë opsione të ndryshme të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit, në bashkëpunim me Institucionet e tjera të BE-së”, tha Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Komisionarit për fqinjësi dhe zgjerim.

Çështja e Maqedonisë jozyrtarisht mësohet të jetë diskutuar në suaza të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate në Riga ku merr pjesë edhe shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat