“Gratë për vetveten”, manifestim për rastin e 8 Marsit në Tetovë

Maqedonia

“Gratë për vetveten”, manifestim për rastin e 8 Marsit në Tetovë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:09

Komuna e Tetovës më 8 Mars në orën 11:20 në Sallën e Këshillit komunal të Tetovës do të mbahet manifestimi “Gratë për Vetveten”, me çka do të shënojë ditën botërore 8 Marsin, Ditën e grave.

Manifestimi do të fillojë me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes komunës së Tetovës, projektit të USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla, dhe shoqatës për zhvillim lokal-rural për përkrahje të fondit” GRATË NË BIZNES”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit do të jenë të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z.Jess Baily, dhe zëvendës shefi i misionit në ambasadën e SHBA, z.Barton Putney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat