Zvrlevski: Materialet nga PI, kush i publikon rrezikohet të futet në burg

Maqedonia

Zvrlevski: Materialet nga PI, kush i publikon rrezikohet të futet në burg

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:06

Janë shumë në numër materialet që i ka marrë prokuroria gjatë kësaj periudhe për rastin “Puç” por edhe për aferën e përgjimit që e ka publikuar lideri I opozitës Zoran Zaev.

“Nga dorëzimi i materialeve të para deri më sot kanë kaluar 20 ditë, dhe për shkak se bëhet fjalë për një numër të madh të materialeve që duhet të kontrollohet besueshmëria dhe përmbajtja, nuk mund të pritet që për një kohë të shkurtër të mund të informojmë publikun më gjerësisht”, deklaroi Zvrlevski.

Mediat qeveritare disa ditë pi publikojnë biseda telefonike dhe elektronike që mendohet se janë bërë mes të akuzuarve në rastin “Puç”.

“Në fillim duhet të vërtetohet nëse materialet janë nga PI masat apo jo. Nëse janë, sipas ligjit, nuk guxojnë që ato të publikohen sepse janë fshehtësi shtetërore”, deklaroi Zvrlevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat