Betim solemn i 165 ushtarëve në kazermën e Velesit

Maqedonia

Betim solemn i 165 ushtarëve në kazermën e Velesit

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:17

Në kazermën “Aleksos Demnievski – Bauman” në Veles, sot do të mbahet solemnitet me rastin e dhënies së betimit të ushtarëve të shërbimit vullnetar ushtarak nga kontingjenti “Shkurt” viti 2015.

Siç është paralajmëruar, betim do të japin 165 ushtarë nga gjenerata e 25-të në shërbim vullnetar të ushtrisë, me të cilët stërvitje do të realizojë Qendra për stërvitje individuale në suaza të Komandës për stërvitje dhe doktrina, në kohëzgjatje prej tre muajve.

Në solemnitet do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevksi, zëvendës shefi i SHM-së të ARM-së gjeneralnënkolonel Naser Sejdini, komandat i Komandës për trajnime dhe doktrina koloneli Lupço Kotevski, përfaqësues nga MM dhe SHM e ARM-së, përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, të afërmit e ushtarëve dhe mysafirë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat