Gruevski shkatërron edhe administratën, 16 regrut partiak punësohen në ditë

Maqedonia

Gruevski shkatërron edhe administratën, 16 regrut partiak punësohen në ditë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:14

Rreth 450 punësime të reja në Qeveri, ministri dhe institucione janë realizuar vetëm muajin e fundit, tregojnë të dhënat e faqeve zyrtare të qeverisë.

BIRN I ka hulumtuar të gjitha konkurset për punësime duke filluar nga 1 shkurti deri më 1 mars. Informacionet tregojnë se në qeveri dhe nëpër ministri janë punësuar referent dhe bashkëpunëtorë për paga që sillen nga 13 mijë deri në 37 mijë denarë varësisht na pozita.

Nëse bëhet një krahasim i thjeshtë vihet deri te përfundimi se institucionet shtetërore në ditë punësojnë nga 10 persona të ri.

Këto punëisme sipas të dhënave zyrtare nuk hynë në kuadër të punësimit të honorarëve që i paralajmëroi qeveria. Ata do të punësohen sipas Ligjit që e përgatiti qeveria për transformimin e tyre në marrëdhënie të rregullta punë. Për këto punësime nuk do të shpallet konkurs, por vetëm do të transferohen në marrëdhënie të rregullta punë.
Muajin e kaluar kishte 37 punësime të reja në kabinetin e kryeministrit nga të cilët më së shumti këshilltar.
Sipas konkurseve të shpallur gjatë muajit shkurt mund të shihet se më së shumti punësime janë kërkuar në kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat