Ndalohen 60 afganë, udhëtonin me bileta në trenin për në Shkup

Maqedonia

Ndalohen 60 afganë, udhëtonin me bileta në trenin për në Shkup

Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:03

Mediet maqedonase raportojnë se policia ka zbuluar 60 emigrantë afganë në trenin që qarkullon në relacionin Gjevgjeli – Shkup.

Ata kanë udhëtuar për katër orë rresht, por janë ndaluar nga policia në stacionin e trenit në Veles.

Mësohet se sapo emigrantët kanë zbritur nga treni, kanë tentuar të ikin, por një pjesë e tyre është arrestuar.

Madje njëri nga emigrantët është hedhur në lumë dhe ka kaluar në anën tjetër të bregut, duke i shpëtuar policisë.

Mësohet se shumica e tyre janë afganë.

Mes tyre ka shumë gra dhe fëmijë.

Të gjithë udhëtonin me bileta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat