Përgjimi i ambasadorëve? Ambasada e Suedisë kërkon hetim të plotë

Maqedonia

Përgjimi i ambasadorëve? Ambasada e Suedisë kërkon hetim të plotë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:56

Ambasada e Suedisë ka reaguar për pretendimet se mes të përgjuarve janë edhe diplomatët e huaj dhe ambasadorët e akredituar të shteteve më me ndikim.

Në deklaratën që i është dhënë gazetës “Dnevnik”, thuhet se “i domosdoshëm është një hetim i pavarur, i plotë dhe transparent i këtyre fakteve”.

“Nëse rezulton se është ndjekur korrespondenca diplomatike, kjo përbën shkelje të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Suedisë.

Gazeta “Dnevnik” thotë se ka kontaktuar me 6 ambasadat të cilat ajo i konsideron si ambasadat e vendeve më me ndikim, porse asnjëra nuk i është përgjigjur pyetjes sesi ka mundësi që përgjimet vazhdojnë të jenë në mënyrë të paligjshme në duart e liderit të opozitës.

Për gazetën, kjo çështje ka më shumë rëndësi sesa vetë përmbajtja e përgjimeve dhe përgjimi i diplomatëve të huaj dhe shkelja e një konvente ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat