Mexhiti uron për 7 Marsin: Ditë e madhe dhe e bekuar

Maqedonia

Mexhiti uron për 7 Marsin: Ditë e madhe dhe e bekuar

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:39

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti uroi me rastin e 7 Marsit të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e arsimit.

Në urimin e tij, Mexhiti shkruan se 7 Marsi është një ditët e bekuar për shqiptarët, për paraardhësit dhe për brezat që do të vijnë.

Mexhiti në urim thotë se “zotohemi se për jetësimin e idealeve të shenjta të këtyre pishtarëve të dijes, të kulturës e arsimit, do të punojmë edhe më shumë, pa kursyer as veten dhe as mundësitë që i kemi”.

Të dashur arsimtarë dhe punëtorë të arsimit,

7 Marsi, një ditë e madhe dhe e bekuar për ne, për paraardhësit tanë por edhe për brezat që do vijnë, është një ditë e cila me krenari e pietet na kujton plejada të tëra mësuesish të cilët me përkushtim e vetëmohim arsimuan e edukuan shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike.

Sot, kur këtë ditë e festojmë me manifestime të shumta, duke iu gëzuar sukseseve të pamohueshme që po arrijmë, ne zotohemi se për jetësimin e idealeve të shenjta të këtyre pishtarëve të dijes, të kulturës e arsimit, do të punojmë edhe më shumë, pa kursyer as veten dhe as mundësitë që i kemi.

Andaj, duke Ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, të gjithë arsimtarëve shqiptarë, kudo qofshin ata, urime festa e “7 Marsit” – Ditës së mësuesit!

Izet Mexhiti
Kryetar i Komunës së Çairit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat