Publikohen bisedat e Verushevskit bërë në Skype

Maqedonia

Publikohen bisedat e Verushevskit bërë në Skype

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:31

Mediet maqedonase pranë VMRO-DPMNE kanë publikuar ato që ata pretendojnë se janë bisedat e ish-shefit të shërbimit sekret Zoran Verushevski në Skype, ku ai flet për një luftë civile në Maqedoni.

Gazeta “Dnevnik”, e cila nuk sqaron burimin nga i ka marrë bisedat, shkruan se Verushevski ka komunikuar nën emrin “Orkestar” me një tjetër person i cili ka shfrytëzuar emrin “Koka Kola”.

Bisedat nuk janë plotësisht të qarta sepse nuk u dihet konteksti, por veçohet një fjali e cila thotë:
“Do të jetë me siguri një luftë civile”.

Bisedat janë regjistruar në prill të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat