Gati 1 milion qytetar në Maqedoni e kanë problem që të paguajn faturat

Maqedonia

Gati 1 milion qytetar në Maqedoni e kanë problem që të paguajn faturat

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:08

Ndryshe nga vitet e mëparshme, individët kanë filluar të jenë më pak të prirur për të marrë kredi për shtëpi.

Ulja e të ardhurave e shkaktuar nga zhvillimet makroekonomike ka detyruar ata që kanë në plan për të blerë një banesë, ta shtyjnë për të ardhmen realizimin e tij duke u mjaftuar në këto momente vetëm me kryerjen e shpenzimeve të vogla.

Të dhënat e fundit të  Entit shtetëror për statistikë dëshmojnë se  815.000 persona kanë vështirësi me pagesën e të paktën një nga shpenzimet e përmendura: kreditë për blerje apo shitje të banesës, qira, fatura për shërbime komunale (ujë, rrymë dhe ngrohje) apo këste për kedi jobanesore, që paraqet 39.5 për qind të popullatës së përgjithshme në vend, tregojnë të dhënat e  këtij Enti.

Statistikat flasin se, rreth 1.097.000 persona në Maqedoni apo 53.2 për qind e popullatës në vend nuk mund tia lejojnë vetes të hanë drekë me mish, peshq apo ushqim adekuat vegjetarian.

Bizneset e kanë më të vështirë të marrin një kredi në këtë periudhë. Vrojtimi tregon se bankat kanë shtrënguar edhe më tepër kushtet për kreditimin e bizneseve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Për tremujorin e parë të vitit 2015 ekspertët e bankave presin që standardet e kredisë për bizneset do të vijojnë të shtrëngohen më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat