Shkup, 14 aksidente dhe 63 gjoba për parkim të gabuar

Maqedonia

Shkup, 14 aksidente dhe 63 gjoba për parkim të gabuar

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:36

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 14 aksidente rrugore.

Prej tyre, katër janë me pasojë të dëmeve materiale dhe nëntë janë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë 12 persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndim i lehtë trupor në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Gjashtë shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, si dhe 14 shoferë të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë qëndruar në udhëkryqe, nuk e kan shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë shfrytëzuar telefon celuar gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjeti special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 63 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjërata edukative në SHF "Aleksandar Urdarevski" në vendbanimin Sandevë dhe në shkollën rajonale në vendbanimin Bllacë të cilat gjenden në territorin e komunës Çuçer-Sandevë.

Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Të deilën, prej orës 12 deri në orën 13 me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 Marsi, Qyteti i Shkupit organizon garë me biçikleta e cila do të fillojë nga parku "Gruaja Luftëtare" (Zhena Borec) në rr "11 Tetori" në vazhdim nëpër rrugën "Dimitri Çupovski" djathtas në bulevardin "Klimenti i Ohrit" majtas në bulevardin "Ilinden" deri te Shatërvani i parkut të qytetit. Me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe të sigurtë të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmeren masa për sigurimin e komunikacionit, rregullim fizik dhe riorientim të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat