Sporteli për insulin në Çair flet vetëm maqedonishtë

Maqedonia

Sporteli për insulin në Çair flet vetëm maqedonishtë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:33

Me qindra nëna dhe pleq shqiptar nga Shkupi dhe rrethina  të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit(sheqerit) çdo ditë përballen me problemin e komunikimit(gjuhës) gjatë marrjes së insulinës në sportelin e Poliklinikës “Çair “.

Puntorët e këtij sporteli janë vetëm maqedonë, ndërsa këta hallexhinj nuk e kuptojnë gjuhën maqedone dhe asesi të merren vesh gjatë marrjes së insulinës.

Nënat shqiptare, rrotullohen nëpër korridoret e kësaj poliklinike dhe kërkojnë ndonjë  qytetar që dinë të flet maqedonisht me punonjësit e sportelit të insulinës me qëllim që të mbarojnë punë.

Nadirja(67) nga Shkupi e ka bashkëshortin e saj të sëmur nga diabeti më shumë se 10 vite. “ Burrin e kam të sëmur, e kam me sheqer, vij rregullisht këtu në Çair e marr insulinën por me këta që punojn në këtë barnatore nuk  mund të merem vesh, ata kërkojn disa dokumente, më thonë shko atje, këtu. Unë nuk i marr vesh, shpesh pres 1 orë deri sa të gjej dini njeri që do të më ndihmon për t’u marr vesh me këta puntoret maqedone”, deklaron  për “Zhurnal”, Nadirja nga Shkupi.

Kjo fotografi rrënqethëse është çdo ditë në Çair, por askush nga zyrtarët kompetentë të Shtëpisë së Shëndet Publik në Shkup nuk e zgjidh këtë problem, së paku të mer iniciativë që të punësoj një shqiptar  i cili do të komunikonte me nënat dhe pleqtë shqiptar hallexhinjë në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat