Shaqiri: Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut (Video)

Maqedonia

Shaqiri: Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut (Video)

Më: 5 mars 2015 Në ora: 23:38

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, ka theksuar se prej se ka ardhur në pushtet një parti, si thotë antishqiptare, në Maqedoni është një situatë e rëndë për shqiptarët.
Shaqiri këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum. Aty ai ka theksuar se popullit shqiptar në Maqedoni u janë bërë shumë të këqija në kurriz të partive shqiptare.

Sipas tij, në Maqedoni është goditur qytetari, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski tenton të kontrollojë gjithçka. Ndaj, mendon se përmes publikimit të përgjimeve do të zbulohen shumë procese.

Shaqiri ka theksuar se kreu i BDI0së, Ali Ahmeti, ka gisht në vrasjen e Harun Aliut dhe se nga afera e përgjimeve do të dalin marri të mëdha, si të maqedonasve ashtu edhe të shqiptarëve.

“Maqedonia është drejtë eskalimit të situatës. Shqiptarët duhet të jenë unikë”, ka thënë ai.


RROKUM ROLL - Xhezahir Shaqiri: Ali Ahmeti ka... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat