Ndihma nga BE-ja, ja si pranohet nga VMRO, LSDM dhe BDI

Maqedonia

Ndihma nga BE-ja, ja si pranohet nga VMRO, LSDM dhe BDI

Më: 5 mars 2015 Në ora: 23:07

“Jo një, por 11 le të dërgojnë nëse duan sepse faktet dhe argumentet janë mirë të njohura dhe kushdoqë të vijë çfarë do që të sheh do të bindet në atë që është e vërteta dhe që ja prezentuam opinionit. Jo një, 11 ose 11 le të dërgojnë ne do ti pranojmë, le të shohin, dëgjojnë, vëzhgojnë dhe le të komentojnë”, kështu i ka pritur kryeministri Nikolla Gruevski propozimin e dalë nga Parlamenti Evropian për delegimin e një ndërmjetësi në zgjidhjen e situatës në Maqedoni.

“Më shumë kujdes i pranojmë këto angazhime miqësore nga faktori ndërkombëtar. Jo për shkak se nuk besojmë në sinqeritetin e tyre, por përfundimisht shumë vështirë ose aspak nuk besojmë në sinqeritetin e VMRODPMNE dhe Gruevskit”, u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

BDI që është pjesë e koalicionit qeveritar, lidhur me gjendjen e mjerueshme në vend, thotë se mirëpret ndërmjetësimin ndërkombëtar.

“Gjithë këto qëndrime ri konfirmojnë pozicionin e BDI se institucionet në Maqedoni janë para një sfidë të cilën nuk mund ta zgjidhim vetë, por duhet involvim të komunitetit ndërkombëtarë edhe atë në dy pista. Një në monitorim të procesit juridik dhe dy ë ndërmjetësim të dialogut politik duke i lënë të gjitha opsionet e hapura pa paragjykuar cili do të jetë epilogu i atij dialogu politik”, tha Bujar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat