Gruevski i quan të pa informuar euro-deputetët

Maqedonia

Gruevski i quan të pa informuar euro-deputetët

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:44

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski i ka vlerësuar si jo kompetent dhe të pa informuar euro-deputetët dhe zyrtarët e lartë evropian, të cilët një ditë më parë nga Brukseli dhe Berlini përcollën mesazhe të qarta se Maqedonia është e destabilizuar dhe ka një Qeveri autoritare.

“Asgjë nuk injoroj, gjithçkaje i qasem seriozisht, të gjitha deklaratat i dëgjoj seriozisht, por jo gjithkush që jep deklaratë është i informuar plotësisht”, tha ai.

Ndërkaq për deputetin tjetër të Bundestagut, Juratoviq i cili shërbimet e huaja i quajti si arsye të pakuptimta të Qeverisë, Gruevski poashtu e quajti të painformuar.

“Personi me siguri nuk është i informuar sa duhet dhe jep qëndrim politik pa i poseduar të gjitha informatat. Kuptohet që përgjimet janë ilegale, këto që i prezanton Zoran Zaevi”, tha Gruevski.

Deklarata e deputetit gjerman Klaus Bremihse kursi autoritar i Qeverisë cenon integrimin e vendit në BE dhe NATO, nga LSDM është vlerësuar si shuplakë për VMRO-në pikërisht nga partia si motër e kancelares Merkel.

Një ditë më parë, krerët e Brukselit dhanë apelin se Maqedonia, jo vetëm që është zhytur në destabilitet, por BE-ja, para se të ofrojë ndihmën, duhet të marrë garancinë se Maqedonia do t’i rikthehet standardeve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat