Pendarovski është përgjuar tre vite para se të kandidohet për president

Maqedonia

Pendarovski është përgjuar tre vite para se të kandidohet për president

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:03

Profesori Stevo Pendarovski, lideri I PRSD-së, Tito Petkovski, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska dhe kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski kanë dorëzuar në Prokurorin Themelore Publike – Shkup padi të zgjeruar për veprën penale përgjim të pa autorizuar dhe incizim tonik. Siç deklaroi Stevo Pendarovski ata janë përgjuar pa urdhëresë, vetëm për shkak të aktiviteteve politike. Sipas tij përgjimet janë bërë në një periudhë prej 4 vitesh dhe atë 3 vite para se ai të kandidohet për president.

Pendarovski tha se qëllimi i përgjimeve ka qenë që kuptohen strategjitë e tyre.

“Përgjimi bëhet kur ka dyshime të bazuara se jemi kriminel ose se jemi tërhequr nga ndonjë organizatë kriminale. Siç e dini asnjëri nga ne nuk është marrë me veprimtari kriminale. Nuk ka pasur arsye që të përgjohemi , përveç motivimit politik. Nuk ka pasur arsye që të përgjohemi , përveç motivimit politik. Bëhet fjalë për një devijacion të paparë”, thotë Pendarovski

Pendarovski, thotë se vetëm politikisht mund të zgjidhet kjo krizë. “Shpresojmë se qeveria më në fund do të kuptojë se patjetër duhet të ketë ndihmë nga jashtë ndërsa ne si parti politike relevante jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Për detaje nuk mund të flas, por ka kontakte mes subjekteve politike me faktorin ndërkombëtarë”, tha Pendarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat