Investim i ri belg në komunën Gazi Babë në Maqedoni

Maqedonia

Investim i ri belg në komunën Gazi Babë në Maqedoni

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:37

Kompania e belge SLABINCK NV është investitori i ri në vend, njofton Agjencia për investime të huaja.

Kompania ka vendosur të investojë në komunën e Gazi Babës ku tashmë për fillim janë siguruar salla dhe hapësira e punës, në një sipërfaqe prej rreth 900 m2 dhe së shpejti planifikohet zgjerimi i tyre.

Kompania, e cila e ka selinë e saj në qytetin e Bryzh-it, në provincën e West Flanders, merret me prerjen-lazer dhe përpunimin e metaleve, dhe gjithashtu është një nga konsumatorët më të mëdhenj të investitorit i cili është i pranishëm në një nga Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat