Gjorgje Ivanov për “Le Temps”: Maqedonia ndjehet e braktisur

Maqedonia

Gjorgje Ivanov për “Le Temps”: Maqedonia ndjehet e braktisur

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:27

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën ditore zvicerane “Le Temps”, të publikuar sot, tha se angazhohet për integrimin e shpejtë të vendit në strukturat euro­atlantike, pasi që ndodhet në qendër të “një unazë zjarri”.

Gazeta nga Gjeneva, transmeton korrespondenti i MIA­s nga Parisi, i përkujton lexuesit se Republika e Maqedonisë, e cila ka dalë nga ish­-Jugosllavia, njëzet vite me radhë është duke pritur para dyerve të Bashkimit Evropian. Kandidatura e saj është bllokuar në mënyrë sistematike nga Greqia me elaborimin se është duke ia mohuar të drejtën për ta përdorur emrin Maqedoni, duke dashur në këtë mënyrë ta ndërmarrë trashëgiminë nga Maqedonia antike.

Në konstatimin e “Le Temps” (Koha) se jashtë “jemi mësuar me idenë se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pse ndodh kështu?”, presidenti Ivanov u përgjigj se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik për Maqedoninë. “Për ne, anëtarësimi në BE është qëllim strategjik. Midis 80 dhe 90 për qind e popullatës është prononcuar për këtë, ndërsa nga viti 2009 Komisioni Evropian dha gjashtë rekomandime pozitive për anëtarësimin tonë. Por, Greqia vazhdoi ta kundërshtojë një gjë të tillë”, thotë Ivanov. I pyetur nëse mund të ndryshojë diçka me ardhjen në pushtet të Aleksis Ciprasit në Athinë, presidenti i Maqedonisë shfaq shpresë se kjo do ta shënojë ardhjen e gjeneratës së re e cila “di të çlirohet nga paragjykimet nga e kaluara”.

“Deri më tani elitat greke kanë qenë të fundit në Ballkan të cilat kanë dalë nga Lufta e ftohtë. Në të gjitha vendet e tjera është kthyer faqja. Kjo do të thotë se udhëheqësit e rinj grekë kanë shumë brenga të tjera tani, të paktën tani për tani, publikisht, në asnjë moment nuk i kanë shprehur qëllimet e tyre ndaj nesh. Të jemi realistë, ne nuk jemi prioritet për ta”, thekson Ivanov. Në pyetjen nëse edhe krahas “diskutimit të gjatë”, Maqedonia ka pasur relacione me udhëheqësinë paraprake të Greqisë, Ivanov përgjigjet se nuk ka pasur asnjë kontakt, edhe pse janë bërë më shumë përpjekje. “U përpoqëm të përpilojmë marrëveshje në fushën e vendkalimeve kufitare apo tatimin e dyfishtë, por ne nuk morëm përgjigje në 25 vitet e fundit”, sqaroi Ivanov.

Me këtë rast presidenti i Maqedonisë thekson se ndërmarrjet prej të dy vendeve janë shumë të afërta dhe se në Maqedoni punojnë mbi 200 ndërmarrje greke, ndërsa këmbimi ekonomik tejkalon miliarda dollarë. Në vërejtjen e gazetës se disa shohin “tendencë të autoritarizmit” në Maqedoni, që e vendos në rrezik pavarësinë e lirisë së shtypit, presidenti Ivanov u përgjigj se në këtë mënyrë opozita po përpiqet të tërheqë vëmendjen. “Ju me siguri i referoheni rastit me përgjimin ilegal me të cilin lideri i opozitës Zoran Zaev po përpiqet të tërheqë vëmendjen. Nga fillimi i këtij rasti, unë intervenova që të kërkojë nga institucionet shtetërore të veprojnë shpejt dhe t’i dënojë ata që e kanë shkelur ligjin” thekson Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat