Klubi Diplomatik kritikon diplomatët me fjalor anti-SHBA dhe anti-BE

Maqedonia

Klubi Diplomatik kritikon diplomatët me fjalor anti-SHBA dhe anti-BE

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:00

Klubi Diplomatik reagoi sot ndaj “qëndrimeve të papërgjegjshme të ish-diplomatëve dhe diplomatëve aktualë për situatën aktuale politike”.

Këshilli Ekzekutiv i Klubit Diplomatik tha se individë të caktuar bëjnë deklarata dhe komente referuar shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesve të tyre, duke përdorur fjalor që dëmtojnë imazhin e Maqedonisë.

Në reagim thuhet se shqetëson fakti se këto komente e deklarata bëhen nga diplomatë të tanishëm dhe të mëparshëm të Maqedonisë.

“Këto deklarata të diplomatëve aktualë ose të mëparshëm që kanë zbatuar ose vazhdojnë të zbatojnë politikën e jashtme të shtetit, të përcaktuar nga organet më të larta të shtetit, krijojnë përshtypjen me deklaratat e tyre se në periudhën që prej pavarësimit të shtetit e deri sot, kanë zbatuar politikë e cila ka qenë e pasinqertë dhe hipokrite ndaj partnerëve strategjikë si BE, SHBA dhe NATO”, thuhet në reagimin e Klubit Diplomatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat