Merr hov përhapja e gripit, numri rritet me 43.7 për qind

Maqedonia

Merr hov përhapja e gripit, numri rritet me 43.7 për qind

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:36

Virusi i gripit vazhdon përhapjen dhe pritet të kulmojë në dy-tre javët e ardhshme, paralajmëron Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë si tregues flasin të dhënat e javës së fundit, ku janë regjistruar 4.781 persona me grip në mbarë vendin, që shënon një tendencë serioze rritjeje. 

Sipas të dhënave krahasimore, kjo shifër përbën rritje me 43.7 për qind të numrit të personave të prekur me grip.

Numri total i të prekurve, deri tani, është 18.652 vetë.

Ministria rekomandon shmangien e kontaktit me personat e prekur me grip, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe larjen e duarve me sapun dhe ujë të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat